Gjendja kaotike në Venezuelë vetëm sa është duke u përkeqësuar. Mediat botërore raportojnë se kryeqyteti i këtij vendi, Karakasi, që nga e enjtja pasdite ka mbetur pa energji elektrike, por ky terr është zgjeruar edhe në pjesë tjera të vendit.
E për mungesën e energjisë elektrike, qeveria e presidentit Nicolas Maduro është duke e akuzuar opozitën. Megjithatë, situata e tensionuar në këtë vend dita ditës është duke u rritur, e opozita është duke bërë të pamundurën që ta heq rrëzojë nga pozita presidentin Nicolas Maduro, transmeton Telegrafi.
Maduro me këmbëngulje po akuzon opozitën dhe Juan Guaidó, që sipas tij ka organizuar gjithçka përfshirë këtu fikjen e energjisë elektrike. Por, kështu nuk mendon Guaido i cili është i bindur se mungesa e energjisë elektrike është pasojë e “kaosit dhe zhgënjimit”, dhe sipas tij tregon qartë se “uzurpatori i vendit është i paaftë”.
“Energjia elektrike do të rikthehet në momentin që do të bie nga pushteti Maduro”, ka deklaruar Guaido para gazetarëve.
E në anën tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sa i përket mungesës së energjisë elektrike e ka akuzuar Maduron.
“Nuk ka ushqim, barna. Tani nuk ka edhe rrymë. Së shpejti nuk do të ketë as Maduro”, ka shkruar Pompeo në Twitter.
Si pasojë e këtij terri që e ka pushtuar pjesën e madhe të Venezuelës, janë anuluar shumë fluturime nga aeroporti kryesor i Karakasit, kurse qindra punonjës të aeroportit janë detyruar të rikthehen në shtëpitë e tyre në këmbë.
A power outage in Caracas has left many businesses shutdown and homes in darkness. With the subway closed commuters were forced to walk or struggle to find other transport.
The Venezuelan government has called it "sabotage"
📷 @YuriYurisky & Matias Delacroix pic.twitter.com/P83HHa2XjC
— AFP News Agency (@AFP) March 8, 2019
Ndërkaq, Maduro sot ka urdhëruar ndërprerjen e mësimit nëpër shkolla si punën në korporata të ndryshme, me qëllim që të mos ketë shpenzime të mëdha sa i përket energjisë elektrike.
#UPDATE Most of Venezuela was plunged into darkness on Thursday evening as a blackout served up more misery for people enduring an economic crisis that has fueled a potent challenge to President Nicolas Maduro's rule https://t.co/mjhs4SPkDR pic.twitter.com/T5cCyOoj4m
— AFP News Agency (@AFP) March 8, 2019
E sipas zyrtarëve të lartë të kompanisë që merret me shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike, shkaku i mungesës së rrymës ka ndodhur pas sabotimit në hidrocentralin më të madh të Venezuelës, “Simon Bolivar”. /Telegrafi/