LAJMI I FUNDIT:

Çfarë përmban lista e Challandes: Lojtar pa klub, mungesa e Bernard Berishës dhe i shumëprituri Astrit Selmani

Çfarë përmban lista e Challandes: Lojtar pa klub, mungesa e Bernard Berishës dhe i shumëprituri Astrit Selmani
Challandes (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por çfarë përmbamë lista e Challandes për ndeshjet e tetorit. Ashtu siç ishte pritur Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Blendi Idrizi mungojnë shkaku i dëmtimeve.


Po ashtu mungesë për këto ndeshje do të jenë edhe Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca, që nuk kanë ende klube, por për Samir Ujkanin është bërë përjashtim, duke e ftuar këtë të fundit edhe pse është pa klub, shkruan .

Në pamje të parë vërehet edhe mungesa e Bernard Berishës, njërit nga lojtarët më në formë të Kosovës, i cili në ndeshjet e kaluar kishte probleme me përzgjedhësin.

Janë rikthyer Arijanet Muric dhe Mirlind Kryeziu, që nuk ishin ftuar së fundmi, i pari për arsye disiplinore, ndërsa i dyti me ndeshjet e mira këtë fillim sezoni te Zurich, ka merituar ftesën.

David Domgjoni pas ndeshjeve në Turqi, është ftuar për herë të parë për ndeshjet zyrtare, shkruan Telegrafi.

Florent Hadërgjonaj kthehet pasi në qershor mungoi shkaku i dëmtimit, por edhe Florent Muslija, i cili ende mbetet në mëdyshje, shkaku që nuk e ka marr dritën e gjelbër nga Hannoveri.

Po ashtu edhe Astrit Selmani që ka qenë i ftuar më herët, por nuk ka debutuar shkaku i dokumenteve, e këtë gjë mund ta bëjë debutimin në këto tri ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori