Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analistët thonë se po kalon vijat politike në të gjithë vendin.
Siç njofton Zëri i Amerikës nga Stambolli, propozimi po ringjall kujtimet e errëta të së kaluarës së Turqisë.
Projektligji i qeverisë që parashikon grumbullimin e miliona qenve endacakë ka çuar në një sërë protestash.
Edhe sot kritikë e propozimit dolën në rrugët e Ankarasë duke kërkuar tërheqjen e tij.
Protestat kanë shpërthyer së fundmi në të gjithë Turqinë për shkak të një ligji të propozuar për të grumbulluar miliona qen endacakë.
Sipas ligjit, qentë do të vriteshin pas 30 ditësh nëse pronarët e tyre nuk paraqiten apo nuk gjenden pronarë të rinj.
“Ata planifikojnë t’i grumbullojnë në strehimore, të cilat ne i quajmë kampe vdekjeje. Prej kohësh është bërë një fushatë për të nxitur urrejtjen ndaj kafshëve endacake. Populli ynë që jeton prej shekujsh me qentë e rrugës, tani po bindet që këto kafshë duhen të zhduken”, thotë për Zërin e Amerikës, protestuesja Zulal Kalkandelen.
Legjislacioni i propozuar ngjall kujtime të një kapitulli të errët në të kaluarën e Stambollit.
Në vitin 1910, qentë e rrugës u mblodhën dhe u lanë në një ishull pranë qytetit për të vdekur nga uria.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i hedh poshtë shqetësimet e kundërshtarëve, duke thënë se kafshët endacake janë bërë një kërcënim për shoqërinë, duke shkaktuar aksidente trafiku dhe duke përhapur sëmundje.
“E vërteta është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe rrugët tona të bëhen të sigurta, veçanërisht për fëmijët tanë. Nuk mund ta injorojmë këtë kërkesë”, thotë presidenti Erdogan.
Megjithatë, aktivistët thonë se ka mënyra për të trajtuar shqetësimet e njerëzve.
Avokatja Elcin Cemre Sencan është një nga organizatorët e protestës.
“Ka njerëz që shqetësohen nga këto kafshë, por zgjidhja nuk është t’i vrasim. Studimet kanë treguar se sterilizimi i kafshëve, veçanërisht i qenve, zvogëlon numrin e tyre, si dhe sulmet ndaj njerëzve”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Sencan.
Partia e Presidentit Erdogan AK pësoi së fundmi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale.
Kundërshtarët thonë se zoti Erdogan, me këtë propozim, mund të jetë duke bërë përpjekje për të rifituar përkrahjen e votuesve konservatorë, duke llogaritur se kundërshtimet ndaj ligjit për qentë e rrugës do të vijnë kryesisht nga opozita laike.
“Ne i dimë problemet tona; bota i di problemet tona, por ata duan të largojnë vëmendjen duke shfrytëzuar kafshët. Qentë nuk mund të flasin, ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, thotë për Zërin e Amerikës, Eyup Cicerali.
Një sondazh i fundit thotë se më pak se tre për qind e turqve mbështesin vrasjen e qenve të rrugës, duke treguar se kundërshtimi ndaj propozimit kalon kufijtë politikë dhe fetarë.
Analistët paralajmërojnë se ligji për qentë e rrugës, që do të dërgohet në parlament në javët e ardhshme, mund të jetë një veprim i rrezikshëm për Presidentin Erdogan. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: “Siguria nuk ka çmim”

Dy vajza dhe gjyshja e tyre u bllokuan nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë në Myanmar – ato i filmuan të gjitha

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Udhëheqësit e parlamentit nga 17 vende evropiane dhe BE mbërrijnë në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze