Kur jeni shtatzënë, ju shpenzoni shumë kohë për t’u përgatitur për lindjen.
A do të lindni me prerje cezariane? A do të lindni në mënyrë natyrale? Opsionet janë të panumërta.
Por ne shumë pak dëgjojmë për atë se çfarë i ndodhë bebes suaj kur të lindë, transmeton Telegrafi.
‘Play Like Mum’ kanë përgatitur një udhërrëfyes për të treguar se çfarë saktësisht i ndodh bebes gjatë orës së parë kur vjen në jetë.
0 – 30 sekonda: Bebet kryesisht frymën e parë e marrin brenda 10 sekondave të lindjes dhe fillojnë të qajnë shumë, gjë e cila ua hap mushkëritë mirë. Ata gjithashtu ndjejnë sensacione për herë të parë, si të ftohtin, dritën dhe zhurmën.
30 sekonda – 1 minutë: Beben do ta merrni në dorën sa më shpejt që është e mundur, të mbështjellë mirë dhe do të jeni në gjendje t’ia jepni përqafimin e parë kur edhe ia keni prerë kordonin e kërthizës. Kontakti lëkurë-lëkurë i mundëson bebes të adaptohet me jetën jashtë mitrës dhe i përgatitë për ushqimin e parë.
1 minutë – 3 minuta: Bebja i nënshtrohet disa testeve për ta kontrolluar shëndetin. Testet përfshijnë matjen e peshës, frymëmarrjen, pulsin e zemrës, etj.
2 – 2.5 minuta: Gjatë këtyre testimeve, ju e vëreni se bebja ndalon së qari për rreth 30-40 sekonda dhe rri krejtësisht e qetë.
2.5 minuta – 5 minuta: Kur bebja është duke pushuar në gjoksin tuaj, ajo fillon të zgjohet dhe t’i hapë sytë mirë. Gjithashtu fillon ta lëvizë kokën dhe gojën.
8 – 30minuta: Rreth minutës së 8’të pas lindjes, bebet kryesisht bëhen më aktive, i mbajnë sytë hapur deri në 5 minuta. Të porsalindurit pastaj interesohen të ushqehen dhe e shikojnë fytyrën e nënës në një mënyrë sikur kërkojnë të hanë diçka.
30 – 40 minuta: Do të keni më shumë mundësi për ta përqafuar beben gjatë kohës kur është duke pushuar në gjoksin tuaj ose mund të provoni t’i jepni gji, ndonëse gjidhënia e parë e suksesshme merr pak kohë.
40 – 50 minuta: Procedurat dhe kornizat kohore dallojnë varësisht nga doktorët dhe spitalet, por bebeve kryesisht iu japin injeksione të vitaminës K (ose dozë orale), e gjithashtu krem antibiotik për sy në mënyrë që t’i largojnë mikrobet.
50 – 60 minuta: Bebet kryesisht fillojnë të përpiqen ta pranojnë gjidhënien, dhe marrin sasi të vogla të kolostrumit. Kolostrumi është një lloj substance qumështore e mbushur me proteina dhe pas disa orëve bëhet e tëra qumësht.
Normalisht se të gjitha lindjet janë unike, dhe ky udhërrëfyes një-orësh mund të mos jetë eksperienca e saktë e asaj se çfarë i ndodhë bebes suaj, por të paktën ju jep një mundësi të kuptoni pak a shumë çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë