LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendon Mihrije Braha për meshkujt

Çfarë mendon Mihrije Braha për meshkujt

Këngëtarja Mihrije Braha, e cila në çift me Naim Abazin shquhen si një familje e lumtur (të paktën ashtu lënë të kuptohen nga jashtë), gjatë një bisede për “Bluetooth”, rrëfehet për pikëpamjet e saj për meshkujt.

Ajo shpesh bëhet nervoze pse femrat janë më pak të guximshme se meshkujt, pse ato nuk janë shpërthyese në kuptimin e mirë të fjalës, ashtu si gjinia e kundërt dhe pse nuk këmbëngulin në qëllimet e tyre. Megjithëse nuk do ta kritikojë edhe aq shumë gjininë tjetër, në një farë mënyrë shihet se i preferon ata për kurajën që kanë dhe për arritjet e tyre karshi femrave.

Këngëtarja thotë se me Naimin ka një raport të shkëlqyer, sepse më shumë se një bashkëshort, atë e ka një shok të mirë dhe një partner të suksesshëm në profesionin e njëjtë që kanë tashmë prej një jete. Megjithatë, ajo pranon se Naimi është ‘zot’ shtëpie, dhe shpesh herë i duhet t’i lëshojë pe, marrë parasysh natyrën e tyre për të arritur gjithçka që duan.

“Fatkeqësia është se në Kosovë ka ende shumë raste të dhunës në familje, por besoj që në qendrat urbane nuk është edhe aq e shprehur. Kjo për mua është një skizofreni. Meshkujt e tillë që përdorin dhunë ndaj femrës, unë i quaj injorantë”, thotë Mihrija.


Ajo e di që në Kosovë nuk ka barazi gjinore, por nuk pret që me kalimin e kohës meshkujt të bëjnë ndonjë mrekulli. “Është femra ajo që duhet të jetë më e guximshme, ta thotë dhe ta bëjë atë që do dhe për të cilën ka të drejtë. Femrat nuk duhet të presin që gjithmonë të arrijnë diçka vetëm me përkrahjen e meshkujve, duhet të kenë më shumë siguri, sepse mund të arrijnë më shumë”, u bën thirrje Mihrija atyre femrave që jetën e kalojnë nën hijen e burrit.

Gjithsesi, në fund ajo nuk heziton të thotë sërish se në familjen e saj të gjithë janë të barabartë, dhe kjo si rezultat i edukatës familjare. Mihrije Braha njihet për kthesat e mëdha që ka bërë në pamjen e saj, në rrymat muzikore dhe gjithçka sa i përket anës vizuale.

Derisa në vitet e më hershme këndonte këngë popullore e veshur me fustane të gjata, kohëve të fundit ajo ka një stil të veçantë, dhe paraqitet gjithnjë e më moderne. Vërehet qartë kujdesi që i kushton vetes, me flokë të shtuar, thonj të gjatë, minifunde, e makinë luksoze. Nga këtu merret shkas edhe krenaria që ka gjithmonë për burrin e saj, dhe të kritikojë të tjerët që nuk i përkrahin gratë e tyre për të qenë më të suksesshme në karrierë. E nëse dukja e saj është rezultat i guximit e kurajës, e jo thjesht nga mirëkuptimi i Naimit, atëherë vërtet Mihrija duhet përshëndetur dhe duhet konsideruar si femër e guximshme.

Më herët qarkulluan fjalë se mes Mihrijes dhe Naimit kishte një krizë e cila po përjetohej keq. E pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo u përgjigj mjaft e bindur: “Janë vetëm thashetheme. Një artist gjithmonë është aktual dhe kur arrin përtej kulminacionit, del dikush të flasë diçka jo të mirë për të. Madje mund të them se fakti që dukem bukur është edhe meritë e Naimit. Jam një femër me fat që e kam. Është njeri i madh”.

Platori është djali që ka lindur nga martesa e dy këngëtarëve, me të cilin Mihrije është mjaft e lidhur. Ajo është shprehur se para çdo gjëje tjetër në radhë të parë është Platori.

“Falënderoj Zotin që ai është në linjë të mirë, është inteligjent, është një nxënës i mirë dhe për momentin nuk kam probleme. Por tani që po vjen faza e pubertetit kam dëgjuar nga plot nëna, që kanë probleme me fëmijët e vet. Më besoni që jam në gjendje ta le edhe muzikën, vetëm që të mos më devijojë çuni”./bluetooth/

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori