LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet pas 12.02.2021, misteri i një date të rrallë të vitit

Çfarë fshihet pas 12.02.2021, misteri i një date të rrallë të vitit

Sot është një ngjarje shumë e veçantë – data e sotme është palindrome, që do të thotë se lexohet njëjtë si përpara ashtu edhe prapa

Dukuria njihet ndryshe me termin Palindromi, që do të thotë se ka fjalë ose data që mbeten të pandryshuar, pavarësisht nga cili kah fillon leximi i saj.

Sot, 12 Shkurt 2021, është një ditë palindrome nëse i shikojmë me kujdes numrat 12 02 2021. Një ditë disi magjike për ata që besojnë se prapa numrave fshihet ndonjë mister i çuditshëm, pak më i veçantë se të tjerët.


Vitin e kaluar kishte një ditë me kuptim të ngjashëm 02 02 2020 që ishte edhe dita e qirinjve, por kishte dit3ë të ngjashme edhe në 2010, 2011 dhe 2012. Shumë e veçantë është ajo e 20 shkurtit 2002, i cili në orën 8.20 pasdite mund të shkruhet edhe 20:02 20. 02. 2002.

29 shkurt 2092 do të jetë i vetmi në një ditë të një viti të brishtë. Por më i veçanti mendohet të ketë qenë në 11 nëntor 1111.

Paliondromia, është një dukuri e zbuluar në shekullin e tretë para Krishtit dhe që nga atëherë deri më sot janë llogaritur të paktën 366 paliondrome.

Fenomeni i palindromit nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por edhe fjalët ose frazat e plota, apo edhe emrat.

Në shekullin e 21-të ka plot 12 data palindrome tetëshifrore dhe sot është një datë e tillë. Truri i njeriut, natyrshëm, është i prirur të kërkojë modele, ndaj edhe shumë njerëz, ditë të tilla i konsiderojnë ditë me fat.

Truri i njeriut në mënyrë të natyrshme kërkon mostra, dhe shumë njerëz i konsiderojnë datat e këtilla me fat. Daniel Hardt, president i Qendrës së Numerologjisë “Life Path” në Indianapolis, e quajti këtë “një ditë të fuqishme”.

Për ta mbajtur mend, bëni edhe ju një gjë të veçantë sot. Pastaj shikoni:

12 shkurt 2021 (12022021)
22 shkurt 2022 (22022022)
3 shkurt 2030 (03022030)
13 shkurt 2031 (13022031)
23 shkurt 2032 (23022032)
4 shkurt 2040 (04022040)
14 shkurt 2041 (14022041)
24 shkurt 2042 (24022042)
5 shkurt 2050 (05022050)
15 shkurt 2051 (15022051)
25 shkurt 2052 (25022052)
6 shkurt 2060 (06022060)
16 shkurt 2061 (16022061)
26 shkurt 2062 (26022062)
7 shkurt 2070 (07022070)
17 shkurt 2071 (17022071)
27 shkurt 2072 (27022072)
8 shkurt 2080 (08022080)
18 shkurt 2081 (18022081)
28 shkurt 2082 (28022082)
9 shkurt 2090 (09022090)
19 shkurt 2091 (19022091)
29 shkurt 2092 (29022092)