LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është prerja natyrore cezariane

Çfarë është prerja natyrore cezariane

Prerja natyrore cezariane nënkupton prerjen e lëkurës së shtatzënës, mirëpo mjekët nuk e nxjerrin beben nga stomaku, por e lënë që vetë t’i nxjerrë supet

Te prerja cezariane natyrore, siç e quajnë ekspertët, “dalja” e bebes nga stomaku zgjat rreth katër minuta, dhe menjëherë pas kësaj bebja i vendoset nënës në gjoks, për t’u nxitur afërsia midis tyre.

Fjala është për metodën e re të lindjes e cila ka filluar në maternitetet britanike, në mënyrë që të përcaktohet a është më pak rrezik për beben dhe nënën në raport me procedurën standarde.


Ideja u prezantua së pari nga Prof. Nicholas Fisk, gjinekolog obstetër në Queen Charlotte’s Hospital, Londër.

Kjo procedurë u testua në spitalet e kolegjeve në Londrën qendrore, ndërsa tani është e qasshme në shumë klinika në botë, transmeton Telegrafi.

Një cezarian natyral është një “seksion i ngadalësuar” me përfitime që mund të përfshijnë përmirësimin e lidhjes midis nënës dhe fëmijës, ushqyerjen më të lehtë me gji dhe foshnjat më të qeta.

Nënat thonë se kanë ndjerë përfitime të caktuara, megjithëse këto janë të vështira për t’u vërtetuar me saktësi shkencore.

Kjo  metodë e lindjes do të mund të jetë alternativa për femrat të cilat nga arsye të ndryshme nuk mund të lindin në mënyrë natyrale. /Telegrafi/