Zgjat shumë, gruaja në lindje duhet të monitorohet
Ju ndoshta keni dëgjuar për termin ‘lindje të thatë’, por ja çfarë është në të vërtetë dhe pse mund të jetë e rrezikshme për fëmijën dhe nënën.
Termi ‘lindja e thatë’ përdoret kur flitet për lindjen me komblik. Në një situatë të tillë, kur pëlcet membrana, menjëherë rrjedh më shumë lëng amniotik sesa kur bebja e cila ka hyrë në kanalin e lindjes me kokën e saj. Uji rrjedh para kohe, domethënë mu në fillim të lindjes, jo në mes të lindjes, kur hapet tërësisht qafa e mitrës, transmeton Telegrafi.
Meqenëse lëngu amniotik krijon ambient mbrojtës rreth bebes, me rrjedhjen e tij rritet probabiliteti i depërtimit të infeksionit te bebja. Për shkak të rrjedhjes së parakohshme të lëngut amniotik, kanali i lindjes mund të jetë i thatë dhe lindja mund të zgjatet, megjithëse kontraktimet dhe nxitjet janë normale.
Për shkak të kësaj, ndodh që një numër në rritje i lindjeve në të cilat bebja ka hyrë në legen, të përfundojnë me prerje cezariane. Në këtë mënyrë, mjekët obstetër ulin rrezikun e infektimit të foshnjës.
Praktikohet që, nëse gruas i është derdhur lëngu amniotik më shumë se 12 orë më parë, i jepen antibiotikë, matet çdo 3 orë temperatura e trupit dhe merret gjaku për analizë që të mos mungojnë shenjat e infeksionit. /Telegrafi/