LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është duke bërë Kim Jong-Un? Në mes të natës organizon paradë ushtarake – në vend të armëve të reja prezantoi njësinë me rroba mbrojtëse

Çfarë është duke bërë Kim Jong-Un? Në mes të natës organizon paradë ushtarake – në vend të armëve të reja prezantoi njësinë me rroba mbrojtëse

Koreja e Veriut ka mbajtur paradën ushtarake me rastin e 73-vjetorit të themelimit të shtetit komunist, ku nga afër këtë paradë e ndoqi edhe lideri i këtij vendi – Kim Jong-Un.

Në fotografitë e publikuara më poshtë shihen ushtarët dhe punëtorët duke marshuar, e një pjesë e tyre ishin të veshur në rroba mbrojtëse të kuqe dhe me gaz maska, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, kjo ndoshta mund të jetë një shenjë se janë formuar forcat e veçanta që do të luftojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit.


Koreja e Veriut vuan nga mungesa e ushqimit dhe krizës ekonomike, si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Por, kjo paradë ushtarake e mbajtur natën ka dalluar nga ato paraprake – pasi nuk është prezantuar ndonjë armë e re siç janë raketat balistike.

Njësia e veçantë në rroba të kuqe, kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe besohet që Pyongyang me këtë dëshiron të tregoj popullit, se pavarësisht që nuk ka raportuar ndonjë rast me COVID-19, po vazhdohet lufta kundër përhapjes së mëtejme e coronavirusit.

Megjithatë edhe pse ekzistonte rreziku i madh nga tubimi, Pyongyang në 12 muajt e fundit ka mbajtur tri parada – që është e pazakontë edhe për vetë banorët e Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori