LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ‘Black Friday’?

Çfarë është ‘Black Friday’?

Shpesh e keni dëgjuar fjalën “Black Friday”, por a e keni idenë se çfarë kuptimi ka?!

Në të gjithë botën kjo shënohen si ditë e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme, e një trend i tillë ka filluar kohëve të fundit edhe në Kosovë.

“Black Friday” apo në shqip “E Premtja e Zezë”, është dita që festohet pas Ditës së Falënderimeve në Amerikë, kjo ditë me vete sjell edhe zbritjen e çmimeve në bizneset e ndryshme apo thënë më mirë çmime promocionale. Zakonisht kjo ngjarje zgjatë katër ditë.

“Black Friday” fillimet e saj i ka shënuar qysh nga viti 1932.

Prej atëherë kjo ditë shënon hapjen e tregut të festës së Krishtlindjeve, por “Black Friday” nuk konsiderohet si festë zyrtare.

Bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas raportimeve gjatë këtyre katë ditëve shënojnë qarkullim prej 50 miliardë dollarësh.

Firma hulumtuese GlobalData, thotë se gjatë vitit 2017, shpenzimet në Britani të Madhe u rriten me 3.8 për qind apo në 13.4 miliardë dollarë.

Sipas sondazheve në Gjermani, shitjet gjatë të “Black Friday” u kanë shtuar shitësve ma pakicë rreth 1.7 miliard euro, apo 16 për qind e konsumatorëve gjermanë përfituan nga zbritjet duke shpenzuar mesatarisht vetëm 170 euro secili.

Thuajse tetë milionë konsumatorë francez kanë blerë më shumë gjatë “Black Friday”, me një rritje të të ardhurave në rreth 945 milionë euro.

Kjo ngjarje ka fituar popullaritet edhe në Itali, ndërkohë që këtë vit të gjithë shitësit kryesorë me pakicë kanë bërë reklamime për zbritjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori