Macet e vogla rënkojnë pikëllueshëm kur janë të vetmuara, prandaj do të shfaqni dëshirë që menjëherë t’i merrni, mirëpo çfarë duhet saktësisht të bëni?
Nëse më parë keni pasur mace, atëherë nuk do ta keni të vështirë, nëse i vëreni për herë të parë në rrugë, këto pak këshilla do të mund t’ju jenë më se të dobishme.
E para që do të duhet të bëni kur të gjeni mace është që të shikoni a ka në afërsi mace të rritura, transmeton Telegrafi.
Është më se e sigurt të macet e vogla vetë kanë dalë nga strofulli dhe macja e madhe (e ëma) do t’i kërkojë.
Nëse nuk shihni në afërsi mace, atëherë assesi nuk duhet t’i lini të vetmuara jashtë.
Kur t’i keni marrë macet, është me rëndësi t’i ushqeni dhe t’i mbani ngrohtë. Nëse macja është shumë e vogël duhet ushqyer në çdo 2 – 3 orë, por kur të fillojë të rritet – në çdo 4 orë.
Më së miri është që macet t’i ushqeni me shiringë ose me pipetë, kushtoni kujdes që të mos i jepni së tepërmi ushqim dhe mos i jepni qumësht të yndyrshëm.
Pas çdo racioni maces duhet bërë barkun masazh dhe vrimën anale me një copë pambuku të njomur të cilën paraprakisht e keni futur në ujë të vakët.
Kjo është me rëndësi për t’i stimuluar punën e zorrëve dhe për të bërë jashtëqitjen. Masazhi duhet të zgjasë pa ndërprerë derisa të shihni urinën në pambuk.
Macet vendosni në një kuti kartoni të cilën e keni shtruar një batanije apo peshqir, sepse është shumë me rëndësi që macet gjithmonë të jenë të ngrohura.
Macet e vogla mos i lani dhe sa më shpesh përkëdhelni. Kur të rriten dhe të forcohen macet, do të keni një mik të ri, të vogël dhe të llastuar. /Telegrafi/