LAJMI I FUNDIT:

Çështja “Xibraka”, Bardhi: Prokurori mashtron për pushimin e hetimeve për Olsi Ramën

Çështja “Xibraka”, Bardhi: Prokurori mashtron për pushimin e hetimeve për Olsi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me deklarimin e Prokurorisë së Posaçme se nuk ka gjetur asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “Xibraka”.

Në këtë reagim, Bardhi akuzon prokurorin e ccështjes për mashtrim, duke pretenduar se hetimi për “Xibrakën” nuk ka përfunduar ende, pasi nuk ka një vendim të gjykatës për Olsi Ramën.

Bardhi pretendon se prokurori realisht as nuk ka hetuar për vëllain e kryeministrit, por i kërkon që të bëjë transparencë se çfarë veprimesh ka kryer.


Reagimi

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka! Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëj më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.

E vërteta është që as ka hetuar gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetje është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzionin lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të dilet në konkluzion?!

Certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgojë çështjen në gjykata për certifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?

Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është certifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori