Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori sot në shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij muajin e kaluar.
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar lirimin e tij, ndërkohë që prokurorët e çështjes, mësohet të kenë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burgim, duke deklaruar se kanë siguruar prova të reja. Pasdite vonë, Gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe vijimin e saj ditën e nesërme.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në zyrën e tij, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njëjta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Sipas Prokurorisë provat dhe faktet e grumbulluara “krijojnë dyshimin e arsyeshëm se bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit”. Prokurorët janë të mendimit se “në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”.
Veliaj i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike dyshimet e ngritura ndaj tij. Në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë, pak ditë pas arrestimit, ai pati një debat të ashpër me prokurorin Olsi Dado, të cilin ai e akuzoi për veprime të nxitura nga interesa personale. Sipas Veliajt, prokurorit i është refuzuar nga Bashkisa leja për disa kate shtesë, në një ndërtim në truallin e tij dhe disa bashkëpronarëve të tjerë, dhe se një fakt i tillë ka nxitur hakmarrje personale ndaj kryetarit të Bashkisë.
Veliaj i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurorit Dado dhe pezullimin e tij, duke qenë se po vepron në konflikt interesit.
Avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e tij, duke deklaruar se ai po mbahet në burgim pa asnjë kriter ligjor si dhe duke argumentuar se kryebashkiaku “nuk ka asnjë mundësi të prishë provat”, apo dhe “të largohet nga vendi për t’iu shmangur përballjes me Drejtësinë”. Ata kanë propozuar dhe mundësinë e lirimit të tij kundrejt një garancie pasurore, apo dhe mbajtjen e pasaportës.
Prokurorët nga ana tjetër, kanë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burg, duke deklaruar gjatë seancës së sotme, se ata kanë në zotërim, prova të reja, kundër kryebashkiakut. Këto deklarime çuan në shtyrjen për ditën e nesërme të seancës, në mënyrë që avokatët të njihen me këto prova.
Arrestimi i Veliajt nxiti qëndrime të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për shkelje flagrante të standardeve apo abuzim me pavarësinë. Sipas tij, zoti Veliaj u arrestua pa gjyq dhe pa prova dhe se, Prokuroria e Posaçme, po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë.
Nga ana e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prokurori tjetër në çështjen Veliaj, është kundërpërgjigjur duke deklaruar se “SPAK-u ka treguar se është në gjendje, në respektim të ligjit dhe të Kushtetutës, të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë, çka dëshmon se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët