Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës të krijojë kushte për qarkullimin e lirë, duke përfshirë edhe hapjen e Urës së Ibrit. Mmirëpo, sipas tij, duke e ditur se veriu është gjithmonë rrezik për tensionime është i obligueshëm dhe i pashmangshëm koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare, në rend të parë me KFOR-in dhe EULEX-in.
Sa i përket protestës së qytetarëve të komunitetit serb që u zhvillua më 07.08.2024, në veri të Mitrovicës, kundër hapjes së paralajmëruar të Urës, Ferati ka thënë se protestat e serbëve rrallëherë kanë pasur diçka në përmbajtje, në esencë, dhe se ata sa herë u është thënë nga Aleksandar Vuçiqi ose Lista Serbe kanë dalë (në protesta).
“Sepse Ura realisht nuk i rrezikon… Sepse janë edhe dy ura të tjera, edhe në lindje, edhe në perëndim, përmes të cilave futen automjetet në atë pjesë të qytetit. Pra, ata më tepër e politizojnë. Pra, është protestë e paarsyeshme, por përkundër kësaj, duke e ditur se ata serbë që nxiten dhe krijojnë shqetësime të tjera, mund të jetë e mjaftueshme për bashkësinë ndërkombëtare që të mos pajtohen me këtë çështje dhe pastaj të prishen raportet me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Ferati për KALLXO.com.
Ish-ministri ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit të plotë të Qeverisë së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, duke theksuar se sa herë nuk ka pasur koordinim me bashkësinë ndërkombëtare janë krijuar tensione dhe kjo është larg interesit të Kosovës që të ketë një normalizim të situatës dhe që veriu i Kosovës të konsiderohet dhe të jetë një ambient i qetë ku funksionon ligji, shteti.
“Përvoja jonë me tabela, pastaj largimi i serbëve prej institucioneve është një përvojë që tregon se aty nuk është bërë mjaftueshëm koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj e shihni edhe cilat janë rezultatet, me të cilat ne nuk jemi të kënaqur. Për mos me ndodhë diçka e tillë, unë mendoj që koordinimi është i obligueshëm” – shtoi Sadri Ferati.
Ish-ministri ka komentuar edhe rreth takimit të paralajmëruar të mbahet më 08.08.2024 në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku qytetarët e komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera mund të shfaqin brengat e tyre.
Ferati tha se mendon që ky takim do të bojkotohet nga shumica e qytetarëve të komunitetit serb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova