Kanë kaluar një muaj e ende po vazhdon diskutimi se kur do të hapet Ura e lumit Ibër. Megjithë, moskordinimi me NATO-n, po vlerësohet i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se mos hapja e plotë e urës është absurde.
Më absurde e konsideron edhe Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, vepron pakoordinim me NATO-n.
Ramadani ka thënë për KosovaPress, se duhet të ketë një komunikim strategjik mes Kosovës dhe NATO-s. Për hapjen e urës.
“Mos hapja e plotë e urës së Ibrit, është absurd i llojit të vet, sidomos në mes të vitit 2024, por në të njëjtën kohë është barazvlefshëm absurd që dikush të trumbetoj se mund të veproj pa koordinim me NATO-n, me trupat ndërkombëtare përmes KFOR-it, që janë në Kosovë. Besoj që ideja e hapjes së plotë të urës, duhet të rifilloj, të ketë një rinisje të iniciativës, të ketë komunikim strategjik Kosovë dhe NATO,” ka thënë Ramadani.
Ai shtroi pyetjen nëse vërtetë ka qen qëllimi për hapjen e urës apo konfrontimi me NATO-n dhe ta vendosin në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës.
“Besoj që trumbetimi dhe konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in, i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës, pra ndonjëherë mund të shtrohet pyetja nëse këta pushtetarë, vërtetë kanë dashur ta hapin urën apo kanë dashur vetëm të konfrontohen me NATO-n dhe ta vendosin NATO-n në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës, për të cilën, besoj nuk kanë arritur sepse qytetarët e Kosovës i besojnë NATO-s dhe duan që Kosova të jetë në NATO,” ka shtuar ai.
Pas mbylljeve të disa zyrave paralele të Serbisë, qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës kanë filluar të protestojnë.
Për këtë lloj organizimi politik, Ramadani ka theksuar se është i shtyrë, i nxitur dhe financuar nga Beogradi zyrtar i Serbisë.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të bie pre provokimeve dhe ta ketë prioritet mirëqenien dhe prosperitetin të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht se cilës etni i takojnë.
“Po vërehet një tentim për organizimin politikë dhe bojkotim institucional, i cili veç ka ndodhur dhe ky lloj organizimi politikë i serbëve në veri të Kosovës, normalisht që është i shtyrë, i nxitur dhe financuar nga Beogradi zyrtar, nga Serbia. Porse, për ne, shtetin e Kosovës, do të duhej të jetë prioritet mirëqenia dhe prosperiteti i qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se çfarë etnie i takojnë,” ka theksuar Ramadani.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por pret QUINT-i dhe KFOR-i, të koordinohen rreth kësaj çështjeje, teksa shtoi se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.
Gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, kreu i Qeverisë ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, pasi liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Identifikohen katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Fushë Pezë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn