LAJMI I FUNDIT:

Çerneva: Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interesin e Rusisë

Çerneva: Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interesin e Rusisë

Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interes të qëllimeve ruse. Kështu ka thënë për “BTV” ish-këshilltarja e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo trazirë e tillë në marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm që e bën të pamundur përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por është gjithashtu në interesin e Moskës”, tha Çerneva.

“BE do të rregullojë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kur të fillojnë negociatat për anëtarësim. Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat sepse kishte kusht që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutë. Ky ndryshim nuk ka ndodhur ende, kërkon 2/3 e votave të Kuvendit të Maqedonisë”, sqaroi Çerneva.


Sipas saj, emrat e klubeve bullgare në Maqedoni janë zgjedhur në atë mënyrë për të provokuar palën tjetër.

“Kur hap një klub për të qenë urë për ngrohjen e marrëdhënieve, nuk e bën për të ofenduar palën tjetër”, shtoi Çerneva.

Sipas saj, “për shembull, emri “Car Boris i Tretë” u kujton maqedonasve Luftën e Dytë Botërore, kur kishte trupa pushtuese nga Bullgaria”.

“Historikisht, secili ka ndjeshmëritë e veta. Këtu lind pyetja se çfarë bën diplomacia, sepse kjo është detyra e saj, të ndërtojë ura dhe të zgjidhë problemet para se ato të bëhen fizike”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori