Shkaku i procesit zgjedhor, ende nuk është miratuar kërkesa e Çerdhes së Fëmijëve “Rinia”, në Tetovë për të angazhuar edukatore dhe personel tjetër. Mungesa e kuadrit në këtë çerdhe kohëve të fundit gjithnjë është më shumë evidente për shkak të pensionimit të një pjese të kuadrit, rritjes së numrit të fëmijëve që vijojnë procesin edukativ parashkollorë e kështu me radhë.
Nga çerdhja e Tetovës thonë se kërkesat janë dërguar me kohë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale por për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë miratuar.
“Ne si kopsht kemi bërë kërkesa për edukatore shkaku i mungesës së personelit të nevojshëm, ku bënë pjesë edhe personeli teknik, por për arsye se u shpallën zgjedhjet, kërkesa jonë nuk ka marrë përgjigje. Por, të shpresojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kemi përgjigje pozitive”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia.
Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdhes së re në Tetovë. Edhe në ndërtimin e kësaj çerdhe kishte probleme të cilët shkaktuan pengesa në përfundimin në kohë të çerdhes. Krahas vonesës me objektin, nga çerdhja “Rinia” thonë se edhe për këtë çerdhe do të duhen vendime tjera për punësime, sepse kuadri aktual në çerdhet tjera nuk është i mjaftueshëm.
“Presim përgjigje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të jep vendim për hapjen e çerdhes së re Rilindja. Krahas vendimit për punë për këtë kopsht të fëmijëve, poashtu duhet të ketë edhe vendime të reja për punë sepse me këtë kuadër që ka kopshti jonë Rinia, nuk mund të funksionojë edhe objekti i ri. Patjetër duhet të ketë punësime të reja, apo vendime për punë tjera”, tha drejtoresha Jaja.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur në lidhje me vonesën e lëshimit në përdorim të çerdhes së re, tha se si komunë kanë bërë gjithçka që është e mundur dhe se tani duhet përkrahja e institucioneve qendrore që të funksionalizohet çerdhja e re, që sipas tij është mëse e nevojshme për shkak të kërkesës së madhe për regjistrim në çerdhe.
Projekt për çerdhen e re afër shkollës “Kirili dhe Metodi” është financuar nga fonde ndërkombëtare dhe është realizuar nga ana e Qeverisë përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Hapja e kësaj çerdhe do të ulë numrin e fëmijëve që janë në listë të pritjes për të vijuar edukimin parashkollorë.
Në Tetovë vetëm në çerdhen e fëmijëve Rinia të dhënat tregojnë se mbi 270 fëmijë janë në listë të pritjes për t`u pranuar në kopshtin e fëmijëve. Gjithsej në çerdhet e Tetovës janë të regjistruar mbi 1200 fëmijë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?