Policia ka arrestuar një shtetase kineze, e cila kishte kthyer një apartament të marrë me qira në fole prostitucioni.

Në pranga ka rënë  61 vjeçarja me iniciale H. F., e cila u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”.


Ndërsa u shpall në kërkim shtetasja tjetër kineze me iniciale C. L., 46 vjeçe, pasi akuzohen si organizatore të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti para (euro) të fshehura brenda lavatriçes në apartament, ndërsa u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë. /A2cnn/