Celtic luan me skuadrën nga Izraeli, tifozët mbushin stadiumin me flamuj të Palestinës (Foto/Video)

Tifozët e Celtikut kishin përgatitur disa koreografi për ndeshjen kundër skuadrës izraelite Hapoel Beer Sheva.
Celtic fitoi me rezultat të thellë 5-2, ndërsa tifozët skocezë mbushën stadiumin me flamuj palestinez.
Kishte edhe parulla ‘Free Palestina’ e shumë të tjera.
Aksioni madhor kishte përfshirë 1200 persona dhe ishte organizuar parmes Facebook-ut me moton, “Fly the flag for Palestine, for Celtic, for Justice” (Valëvite flamurin për Palestinën, për Celticun, për drejtësinë), transmeton Telegrafi.
Organizimi është bërë përmes një organizate që e sheh Izraelin si shtet kolonizues, aparteid dhe që bënë masakra mbi popullin palestinez.
Ky gjest sipas medieve britanike mund të dënohet nga UEFA.
Është hera e nëntë që brenda pesë viteve skuadra mund të përballet me një dënim.
UEFA ndalon përzierjen e politikës me futbollin . /Telegrafi/






































