LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Nuk është pranuar asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharëve pa u bërë projekti final

Çeku: Nuk është pranuar asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharëve pa u bërë projekti final

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për projektin e renovimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Ai ka thënë se është çështje ditësh kur mund të pritet një përgjigje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit pasi njëri prej operatorëve teknik ka shpallur aty ankesë, dhe nëse përgjigja është në favor të MKRS-së ata do të shpallin fituesin dhe mund të fillohet me implementimin e planit.

“Rreth dy vjet e gjysmë kur është themeluar komiteti ndërministror, hapi i parë ka qenë studimi i profesorëve të Universitetit të Prishtinës për qëndrueshmërinë fizike të strukturave sidomos të kullave të rezistencës, shtëpitë e familjes Jashari dhe ndërhyrjet emergjente në disa nga ndërtesat e tjera që janë realizuar sepse kanë qenë në gjendje më të vështirë dhe është dashtë të intervenohet shpejt. Këto kanë qenë vetëm shtrëngime”, ka thënë Çeku në Klan Kosova.


“Hapi i dytë ka qenë themelimi i komisionit të ekspertëve të cilët e kanë hartuar detyrën projektuese mbi atë detyrë projektuese është shpallur konkursi ndërkombëtar për projektin për master planin e gjithë kompleksit memorial, kanë aplikuar tre studio projektuese, tre operatorë, është shpallur rezultati i fazës së parë që është vlerësimi i projektit ideor, pra vlerësimi teknik. Njëri nga operatorët teknik që nuk ka fituar ka bërë ankesë deri në Organi Shqyrtues i Prokurimit, tash po e presim është çështje ditësh tash po e presim përgjigje, shpresoj se është në favor të ministrisë, në atë moment ne e shpallim fituesin që fillon me projektin e kompleksit memorial”, ka thënë Çeku.

Çeku ka shtuar arsyen se pse nuk kanë punuar deri tani në kompleksin “Adem Jashari”.

“Nuk është pranuar që të bëhet asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharajve pa u bërë projekti final, pra jo improvizim, por duhet masterplan, kur të bëhet masterplani pastaj edhe bëjmë edhe ndërhyrjen”, ka thënë Çeku.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori