Çeku në Bregun e Diellit: Kartela e Lagjes për evidentimin e prioriteteve
Bregu i Diellit, një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit, ishte ndalesa e radhës e Hajrulla Çekut.
Bashkë me banorët, plotësuan Kartelën e Lagjes, dokument mjetësor për evidentimin e nevojave reale që të kthehen në buxhetim e ndërhyrje konkrete.
Banorët renditën si prioritete: mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike (si dhe ndërtimin e një parku të ri), renovimin dhe rritjen e kapaciteteve të shkollës “Ismail Qemali”, ndërtimin e çerdhës së re, rregullimin e kanalizimit atmosferik, funksionalizimin e ashensorëve në pallate, si dhe menaxhim më të mirë të parkingjeve dhe hapësirave në Qendrën Tregtare.
U kërkua që QMF të punonte edhe me ndërrim nate.
Lagja do të jetë boshti i jetës së përditshme, me kartelën e lagjës indentifikohen nevojat e kthehen në buxhet përmes komunës.
Përmes kartelës garantojmë lagje të pastra, funksionale dhe me jetë komunitare, me ndriçim, gjelbërim, trotuare të liruara, parqe, çerdhe e shkolla të mirëmbajtura, dhe menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave e vendparkimeve.
Ky model u paralajmërua të zbatohet në të gjitha lagjet e Prishtinës.






























