Në një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët e Kodrës së Trimave, Hajrulla Çeku diskutoi mbi nevojat dhe prioritetet për këtë lagje. Ai tha se koha kur Kodra e Trimave është trajtuar si lagje e dorës së dytë përfundon më 9 nëntor.



Duke u përfshirë njëtrajtësisht në planin për zhvillimin e kryeqytetit, Çeku tha se kjo lagje do të transformohet tërësisht.


E zotimet e tjera të kandidatit për Kryetar të Prishtinës, për lagjen Kodra e Trimave janë çerdhet e reja, zgjidhje e çështjeve pronësore, furnizim i qëndrueshëm me ujë të pijshëm, hapësira të gjelbra e ndriçim publik.