Çeku inspekton punimet në stadiumin e ri të Suharekës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit, një investim prej 11 milionë eurosh që pritet t’i sigurojë klubit KF Ballkani kushte të standardeve bashkëkohore dhe mbi 6,500 ulëse për tifozët.
Gjatë vizitës, ministri Çeku inspektoi edhe fushën ndihmëse në Studençan, e cila tashmë ka përfunduar dhe ofron hapësira moderne për klubet lokale dhe sportistët e rinj.
Sipas MKRS-së, punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë me dinamikë, ndërsa investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i ministrisë, “me synim mbështetjen e sportit, rinisë dhe komunitetit”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































