LAJMI I FUNDIT:

Çekia barazon në fund ndaj Kroacisë (Video)

Çekia barazon në fund ndaj Kroacisë (Video)

Përfaqësuesja e Kroacisë ka barazuar ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 2-2.

Kroatët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por ata dështuan të ishin konkret në rastet e shumta që kishin para portës kundërshtare.

Goli i parë erdhi nga Ivan Perisic, i cili në minutën e 37-të kalo Kroacinë në epërsi pas një goditje të fortë brenda zonës dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.


Czech+Republic+v+Croatia+Group+UEFA+Euro+2016+om7yug38sPMx

Goli i dytë nga kroatët erdhi në minutën e 59-të nga Ivan Rakitic, e gjitha kjo pas një asistimi të Marcelo Brozovic.

Ndërsa goli i parë për çekët erdhi nga Milan Skoda në minutën e 76-të pas një asistimi nga Tomas Rosicky. Kurse goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të takimit nga Tomas Necid nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Kroacia ka katër pikë në Grupin D, por me një ndeshje më shumë se Spanja dhe Turqia.  Ndërsa kjo ishe pak e parë e Çekisë në Euro 2016. /Telegrafi/