CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të ministerialit të ekonomisë, të martën, 24.09.2024 në Berlin.
Robert Habeck, Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë dhe organizatori i takimit, shprehu shpresën se do të gjendet një zgjidhje për përfshirjen e Kosovës në këtë marrëveshje.
“Sot u fol shumë me Serbinë dhe Kosovën, pasi CEFTA varet nga to. Po përpiqemi të gjejmë një kompromis që të mundësojë përmbylljen e marrëveshjes. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mbetet i varur nga konflikte rajonale”, tha Habeck pas ministeralit të ekonomisë, të martën (24.09.2024) në Berlin.
“Sado i komplikuar të jetë konflikti, është e rëndësishme të tregojmë fleksibilitet për të ecur përpara, përndryshe do të duhet të gjenden zgjidhje alternative”, tha ai.
Procesi i Berlinit – me apo pa Kosovën?
Takimi në Berlin kishte për qëllim përgatitjen e Samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz e ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë.
Aktualisht, tregtia e lirë realizohet përmes CEFTA-s, por Kosova e ka refuzuar këtë rrugë në të kaluarën, pasi përfaqësohej nga UNMIK-u dhe jo si shtet i pavarur. Qëllimi i samitit është përfshirja e Kosovës si shtet i pavarur në një marrëveshje të ngjashme me CEFTA-n, gjë që mund të realizohet vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku Kosova tradicionalisht përfaqësohet si shtet dhe me të gjitha simbolet shtetërore.
Kushti për Kosovën është heqja e bllokadës aktuale ndaj produkteve serbe, e cila është shkelje e parimeve të CEFTA-s. Manuel Sarrazin, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, kishte paralajmëruar në fillim të shtatorit se, nëse Kosova nuk ndërmerr këtë hap, ajo mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.
I pyetur nga DW se a do të ketë një marrëveshje edhe pa Kosovën, Habeck nuk u përgjigj drejtpërdrejt.
“Është thelbësore të mbahen bashkë shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova është në qendër. Interesi i përbashkët është zhvillimi i një rajoni të integruar, dhe për këtë po punojmë tani”, tha ai.
Taksë doganore për produktet me energji fosile
Ministeriali i ekonomisë u zhvillua nën moton “Dhjetë vitet e Procesit të Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Një nga temat e tij, përveç marrëveshjes së tregtisë së lirë, ishte energjia e ripërtëritshme.
Habeck theksoi rëndësinë që produktet që hyjnë në BE të jenë të prodhuara me energji të gjelbër, dhe njoftoi se për mallrat e prodhuara me energji fosile do të vendoset një taksë doganore.
Bashkëpunimi rajonal me rëndësi të madhe
Një tjetër çështje kyçe për zhvillimin ekonomik të rajonit është bashkëpunimi rajonal. Habeck theksoi se Ballkani Perëndimor ka fituar vëmendje si vend investimesh për shkak të afërsisë me Evropën, ndërsa vendet e tjera që ndodhen në luftë kanë humbur interesin e investitorëve.
Ai vuri në dukje se tregu i përbashkët rajonal, i cili po përpiqet të krijohet në Ballkanin Perëndimor, është kyç për tërheqjen e investimeve.
“Vendet e Ballkanit më vete janë shumë të vogla për të tërhequr shumë investitorë. Prandaj vetëm krijimi i një hapësire të përbashkët e pa barriera do të sjellë investitorët në rajon”, tha Habeck.
Para takimit ministror, në Berlin u mbajt një forum biznesi, ku morën pjesë rreth 250 përfaqësues nga biznesi gjerman dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ekonomia gjermane ka një interes të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit. Në dekadën e fundit, ajo ka hapur mbi 130,000 vende pune të kualifikuara. Tregtia ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është trefishuar dhe në periudhën janar-korrik 2024, volumi tregtar arriti në 10.7 miliardë euro, me një rritje prej 2% krahasuar me vitin e kaluar.
Procesi i Berlinit është një iniciativë e qeverisë gjermane nga viti 2014 dhe një platformë e përbashkët për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian, disa vende të BE-së dhe Britaninë e Madhe që synon të mbështesë afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!