LAJMI I FUNDIT:

CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së

CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së

Në Kotorr u mbajt takimi rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Kjo ngjarje bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesit e organizatave të shumta dhe figura kyçe të përfshira në proceset e anëtarësimit në BE.

Takimi u fokusua në diskutimin dhe zbatimin e dy shtyllave kryesore të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ky takim, Danijela Gaçeviq, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Sekretariatit të CEFTA-s, mori pjesë në takim, ku nikoqir ishte kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.


Zgjerimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe qasja e hershme në tregun e vetëm të BE-së janë thelbësore për përshpejtimin si të progresit ekonomik të rajonit, ashtu edhe të procesit të anëtarësimit në BE, sipas Gaçeviç.

“Në diskutimet e sotme, kemi hulumtuar mënyra strategjike për të shfrytëzuar CEFTA-n dhe Tregun e Përbashkët Rajonal për të çuar përpara ambicien e rajonit për t’iu afruar Tregut të Vetëm të BE-së. Kjo përfshin adresimin e kohës së pritjes së kamionëve në vendkalimet me BE-në duke zgjeruar korridoret e gjelbra të CEFTA-TCT. Për më tepër, ne po avancojmë diskutimet mbi marrëveshjet e vlerësimit të konformitetit, të cilat mund të shihen si një heqje efektive e vizave për eksportin e produkteve tona industriale. CEFTA gjithashtu mbështet përpjekjet e rëndësishme për të mundësuar përdorimin rajonal të mjeteve elektronike të identifikimit dhe nënshkrimeve elektronike, si dhe lehtësimin e lëvizjes së ndihmës së shpejtë mjekësore”, deklaroi Gaçeviq.

Pas samiteve të frytshme në Shkup dhe Tiranë, liderët e Ballkanit Perëndimor përkrahën Deklaratën, duke ritheksuar zotimin e tyre për zbatimin e plotë të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, dhe duke përcaktuar fushat prioritare për planin e ardhshëm. Kjo agjendë e re do të përqendrohet në përmirësimin e tregtisë duke lehtësuar lëvizjen e pakufizuar të mallrave dhe shërbimeve brenda CEFTA-s. Përveç kësaj, ai do të fokusohet në zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe konkurrencës, si dhe avancimin e transformimit digjital.

Deklarata vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në korridoret e gjelbra të CEFTA-TCT, ndërsa inkurajoi palët e CEFTA-s të finalizojnë negociatat mbi Protokollin Shtesë 7 për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve (AP7).

Gjatë takimit, Gaçeviq përsëriti përkushtimin e CEFTA-s për fuqizimin e ekonomive rajonale, promovimin e integrimit ekonomik, nxitjen e tregtisë, avancimin e digjitalizimit, dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Ajo konkludoi se CEFTA do të vazhdojë të avokojë për integrimin ekonomik dhe shërbimet e rajonit, në rrugën drejt BE-së.

Sa për rikujtim, Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar së fundmi nga Komisioni Evropian, e njeh CEFTA-n si një mekanizëm kyç për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një nga shtyllat kryesore të Planit, thuhet në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori