Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka vlerësuar lartë mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes, duke e cilësuar si “ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, gjatë fjalës së tij në 'Portugal Football Summit'.

Ceferin vlerësoi Mendesin si ndoshta lojarin më të mirë aktualisht, por theksoi se mbrojtësit nuk marrin vlerësimin që meritojnë, krahasuar me golashënuesit.


“Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por pozicioni i tij nuk vlerësohet aq sa ai i atyre që shënojnë”, ka thënë fillimisht Ceferin.

Ai përmendi gjithashtu disa nga talentet më të mirë të Portugalisë, si Joao Neves, Vitinha dhe Ruben Dias, të cilin e cilësoi si mbrojtësin e tij të preferuar në qendër të mbrojtjes.

“Janë Joao Neves, Vitinha, qendërmbrojtësi im i preferuar, Ruben Dias, por nuk dua të përmend emra, po harroj ende dikë”.

“Ajo që bën Portugalia është mbresëlënëse, nuk është vetëm talent dhe punë e palodhur, edhe të tjerët e bëjnë këtë. Ka diçka më shumë, shpresoj ta zbuloj para se të largohem nga presidenca e UEFA-s", përfundoi presidenti i UEFA-s.

Nuno Mendes, së bashku me bashkëkombasit e tij Gonçalo Ramos dhe Vitinha, u nderuan në ceremoninë e 'Portugal Football Globes 2025', për suksesin historik me Paris Saint-Germain, duke fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app