Dani Ceballos ka folur për aventurën e re tek Arsenal këtë sezon, duke treguar që është ndjerë shumë mirë që në debutim.

Mesfushori që ende është lojtar i Real Madridit është i lumtur me ndryshimin që ka bërë, duke u huazuar te Arsenali.


“Ishte një befasi për mua, pasi ishte ndeshja e parë dhe më trajtuan sikur kisha 10 vite aty”.

GettyImages 1168599145 Dani Ceballos te Arsenali . Foto: Michael Regan/Getty Images/ Guliver)

“Jam shumë mirë këtu, qyteti më pëlqen, po ashtu edhe Liga Premier”.

“Liverpool? Nuk kisha parë ndonjëherë një lojë të tillë. Nuk kam parë asnjë ekip të luajë më mirë, që bën presing aq mirë”.

“Ata nuk të lënë as të marrësh ajër. Harxhon aq shumë energji për tu mbrojtur dhe kur e ke topin në zotërim, ata e fitojnë menjëherë”.

GettyImages 1169952883 Dani Ceballos kundër Liverpoolit . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Është një kampionat me standard të lartë dhe më duhet të adaptohem”, ka thënë Ceballos. /Telegrafi/

telegrafi sport app