Situatat e emergjencave padyshim krijojnë tension madje dhe panik, jo vetëm për shkak të rrezikshmërisë, por edhe për shkak te fokusimit duke marrë vazhdimisht informacione, shumë prej të cilave nuk janë te besueshme
Elona Durmishaj,
Psikologe
Megjithatë të gjithëve na bie si detyrë të mbrojmë veten , familjen dhe sidomos fëmijët, jo vetëm fizikisht duke i mbajtur sa më larg vendeve te populluara, por edhe emocionalisht, pasi ata nuk janë të përgatitur për të kuptuar dhe për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të tilla të rutinës, që për hir të së vërtetës janë të domosdoshme.
Disa hapa të rëndësishme për të se ç’mund të bëni me fëmijët në ditët e pushimit.
1. Mobilizohuni/ Vlerësoni situatën dhe jepini rëndësinë e duhur. Situata të epidemive nuk duhen nënvlerësuar. Po ashtu fëmijët do të mësojnë nga ju të rrisin vigjilencën dhe ta marrin më seriozisht higjienën personale. Vigjilenca na ndihmon , paniku jo.
2. Ruani qetësinë/ Megjithëse është normale që të frikësohemi dhe të përjetojmë ankth, duhet si fillim të menaxhojmë veten. Fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj gjendjes sonë emocionale, prandaj duhet të kemi kujdes me mesazhin që përcjellim. Atyre duhet t’u transmetojmë siguri.
3. Informohu nga burimet formale dhe të besueshme për masat që duhen zbatuar dhe flisni me fëmijët që është e rëndësishme të respektohen me përpikëri rregullat e higjienës, dhe se ky kujdes i shtuar është në të mirën e tyre.
4. Bisedoni me ta për situatën dhe pyetini se si ndihen dhe se çfarë kanë kuptuar. Sigurohuni që t’u shpjegoni sipas kapacitetit te tyre konjitiv dhe moshës.
5. Jepuni informacione të qarta dhe të thjeshtuara.
6. Kujdesuni që të mos përjetojnë ankth. Kontrolloni sjelljen, dhe jini të vëmendshëm nëse përjetojnë ndryshime me komunikimin, ushqyerjen, gjumin, nëse po përjetojnë makthe etj.
Nëse vini re simptoma te shtuara të ankthit, atëherë komunikoni me një psikolog pa u alarmuar. Ai do tu japë udhëzime të mëtejshme.
7. Qëndrimi i detyruar në shtëpi nuk është burg. Ai është “Rregulli Artë” që shpëton veten dhe të tjerët nga përhapja e virusit. Shumë shpejt do të kalojë dhe ne do t’i kthehemi normalitetit.
8.Organizoni ditën e tyre brenda shtëpisë. Duke qenë se është domosdoshmëri të qëndrojmë sa më larg vendeve publike dhe të shmangim kontaktet me të tjerët, duhet bërë sa me e lehtë për fëmijët, pse jo dhe ta kthejmë këtë qëndrim në një kohë të dobishme duke lexuar , pikturuar dhe biseduar me anëtarët e familjes. Madje kjo kohë mund të shërbejë edhe për “riparimin” defekteve apo mangësive në marrëdhëniet midis nesh.
9. Më shumë se kurrë jepuni dashuri. Le të shërbejnë këto sinjale për të reflektuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Jemi të vetëdijshëm që jemi përballë një rreziku të panjohur më parë.
Megjithëse shpesh jemi përballur me katastrofa natyrore apo rreziqe, kjo është e një dimensioni tjetër, duke na vënë dhe një herë në vëmendje shenjtërinë e asaj më të shtrenjtës: Jetës. Ne nuk e dimë kohën në të cilën segmentohemi në të, por ne kemi në dorë ta mbushim dhe të përmirësojmë cilësinë e saj.
Me shpresë tek Zoti që të na japë forcë. Do t’ia dalim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Charlize Theron edhe pse me taka e çorape të trasha, prapë u duk yll
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Grim me bojëra uji: Trendi romantik që po sjell pranvera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja