Mbrëmë janë luajtur dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale të serisë së 'paly-off' të Konferencës Lindore.


Kalorësit kanë triumfuar edhe në takimin e katërt kundër Toronto Raptors, ku kësaj radhe rezultati në semafor tregonte shifrat 128-93.

Për asnjë moment Cavs nuk i dhanë mundësi kundërshtarit që t'ia vë në dyshim fitoren e radhës duke fituar në çdo periudhë të lojës.

Edhe një paraqitje e jashtëzakonshme e LeBron James, i cili arriti të realizonte "double-double" prej 29 pikëve dhe 11 asistimeve. "Mbreti" u ndihmua edhe nga Kevin Love, i cili shtoi 23 pikë.

Në anën tjetër te kanadezët e Raptors më i miri në parket ishin C.J. Miles dhe DeMar DeRozan, ku secili shënoi nga 13 pikë.

GettyImages 955757818 Jayson Tatum dhe Marco Belinelli (Getty Images)

Në gjysmëfinale Cavaliers do të takohen me fituesin e serisë mes Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers.

Këto dy të fundit u takuan mbrëmë në ballafaqimin e tyre të katërt, ku keltët u treguan më të suksesshëm dhe triumfuan me rezultat 103-92.

Aktualisht Celtics ka tre fitore dhe i nevojitet edhe një triumf për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, ndërsa 76ers kanë fituar vetëm një ballafaqim me Bostonin. /Telegrafi/

telegrafi sport app