LAJMI I FUNDIT:

Cassano lë futbollin, presidenti i Veronës: Problemin e ka në kokë

Cassano lë futbollin, presidenti i Veronës: Problemin e ka në kokë

Disa ditë më parë Antonio Cassano, i cili ka firmosur një kontratë me skuadrën e Serisë A, Hellas Veronën, njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli.

Po atë ditë, disa orë më vonë, ai doli në konferencë për shtyp duke thënë se kishte ndryshuar mendje pasi tërheqjen e kishte njoftuar në një moment dobësie.

Megjithatë futbollisti i njohur për çmenduritë e tij, ka fituar gjithë vëmendjen e opinionit sportiv pasi ka njoftuar sot (e hënë) sërish tërheqjen nga futbolli dhe ka kërkuar prishjen e kontratës me Veronën.


Sipas Sky Sport, ai nuk do të paraqitet të mërkurën në stërvitjen e skuadrës, transmeton PanoramaSport.

Presidenti i Veronës, Mauricio Seti, e ka komentuar këtë vendim të sulmuesit 35-vjeçar duke thënë:

“Ky djalosh nuk ia del nga koka, ndonëse nga pikëpamja fizike dhe atletike është shumë mirë. Profesionalisht nuk mund ta kritikosh për asgjë, me sa duket nuk arrin të qëndrojë i qetë dhe i kthjellët në një grup dhe do të qëndrojë në shtëpi. Ka një ulje-ngritje, flet e pastaj rri i heshtur. Mëkat, pasi nga pikëpamja profesionale po bënte gjithçka mirë”, ka thënë Cassano.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori