Casemiro: Goli nuk ishte rastësi

Mesfushori brazilian, Casemiro ka zbuluar se goli i tij i bukur nga distanca nuk ishte rastësi, pasi provon shpesh në stërvitje.
Casemiro ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Real Madridit në fitoren 3-1 ndaj Napolit, duke shënuar edhe një supergol, dhe sipas tij të dyja ishin shumë të rëndësishme.
“Ne e dinim se do të jetë e vështirë sepse kundërshtarët tanë luajnë futboll të mirë”, ka thënë fillimisht Casemiro.
“Goli im? Kjo është diçka që unë përpiqem shumë, veçanërisht për shkak se unë duhet të përfitojë kur shkoj përpara në sulm”, përcjell Telegrafi.

Nga
Telegrafi
16/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































