LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Nuk shpejtojmë, por jemi vonë me reformat në arsim

Carovska: Nuk shpejtojmë, por jemi vonë me reformat në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, përfaqësuesit e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe profesorët e të nga të gjitha nivelet arsimore në fushën e arsimit, sot kishin debat online ku u diskutua për Draft-konceptim për arsimor fillor.

Në mbledhje u treguan propozimet dhe komentet e profesorëve në lidhje me reformat e propozuara, por edhe u konstatua se reformat janë të domosdoshme.

Carovska theksoi se reformat është dashur të ndodhin para 10 viteve dhe se nuk po shpejtohet me konceptin e ri, por përkundrazi, jemi vonë.


“Për herë të parë në dekadën e fundit në shtetin tonë në arsim po bëhen reforma në mënyrë transparente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe se do të gjendet balancë në propozimet me qëllim që të bëhen reforma më të mira”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se koncepti i propozuar jep liri për mësimdhënësit e artit.

“Gjithashtu fillojmë edhe me investimin dhe pajisjen e shkollave në kabientet dhe hapësirat e tjera ku nxënësit me mësim praktik do të njoftohen me pajisjet dhe do të marrin dije”, tha Carovska.