Carlos Tevez ka qenë hero i skuadrës së tij Boca Juniors.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Gimnasia La Plasa për t’i siguruar titullin e 36-të të kampionit skuadrës së tij.


Ky titull i gëzon edhe më shumë futbollistët dhe tifozët e Bocas, pasi iu morë nga duart rivalit të urryer River Plates në ndeshjen e fundit.

25688656 0 image a 26 1583661188907

Por ajo që ka bërë bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale ishte puthja që Tevez i dha Diego Maradonas para fillimit të ndeshjes.

Legjenda argjentinase e Bocas është aktualisht trajner te Gimnasia dhe i është gëzuar triumfit të ish-skuadrës së tij.

Tevez ka shpjeguar edhe arsyen se pse e puthi legjendën Maradona në prani të 49 mijë tifozëve.

33f2654073efa538acf8f59216c496dc8eaab37c 1

“E dija që duhej ta puthja Diegon, isha me fat. Nganjëherë ju duhet ta kërkoni fatin”, ka shpjeguar pas ndeshjes Tevez.

Vlen të theksohet se pasi Boca u shpall kampion, me tifozët ka festuar edhe legjenda e tyre Diego Maradona që në këtë takim ishte kundërshtar i Bocas. /Telegrafi/

telegrafi sport app