Carlos Tevez humbi babanë për shkak të infektimit nga coronavirus, duke munguar për një kohë të gjatë te Boca Juniors.

Për këtë arsye mediat kanë shkruar se lojtari i njohur kishte vendosur të tërhiqej përfundimisht nga futbolli.


Në një reagim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester Cityt  dhe Juventusit ka hedhur poshtë këto raportime.

r541033  16 9

“Për fat të keq, ka shumë njerëz që duhet të informohen më parë, por në vend që ta bëjnë këtë, shpërndajë thashetheme keqdashëse në formë pyetjesh”.

“E them këtë sepse po shkruajnë shumë gjëra në lidhje më të ardhmen time që nuk janë të vërteta”, deklaroi Tevez.

Carlos Tevez ka arritur fitojë plot pesë tituj kampion në Angli dhe Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app