Carlos Alcaraz rrallëherë ka mungesë të frymëzimit në fushë, por jashtë garës - spanjolli mbeti pa të pas fitores së tij të fundit në Miami Open. Mbrojtja e titullit në Florida vazhdoi me një mposhtje 6-0, 7-6(5) të Dusan Lajovic.

Siç është bërë e zakonshme për Alcaraz, 19-vjeçari shfaqi një gamë të gjerë të lëvizjeve të tij gjatë këtij triumfi.


Favoriti i turneut është duke i mbajtur fansat e tij syhapur për çdo veprim të tij, por tani jashtë asaj që bënë në fushë.

Për dikë mund të mos jetë e vështirë dhënia e një autografi, mirëpo kështu nuk ishte edhe për talentin e tenisit.

Alcaraz u shfaq i trullosur teksa qëndronte përballë objektivit të kamerës me një laps në dorë.

Kampioni i US Open i vitit 2022 vendosi të vizatonte markën e tij tregtare 'C' së bashku me një mbishkrim: "Le të shkojmë!!".

Kjo gjë fillimisht i mori atij kohë, pasi nuk e dinte nga t’ia fillonte për disa sekonda, ndërsa kishte ca ndërprje shkrimi për idenë e radhë, derisa e përfundoi me një buzëqeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app