Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, ka humbur në finale të Paris 2024, duke u mposhtur nga tenisti serb Novak Djokovic.

Finalja zgjati gati tre orë dhe rezultati ishte 7-6 (7-3) 7-6 (7-2), ndërsa ky takim u zhvillua përpara një turme të madhe në Paris.


Të dy setet shkuan në 'tiebreak', ku Alcaraz nuk ia doli ta fitojë asnjërin duke iu dashur të kënaqej me medaljen e argjendtë.

Screenshot 2024 08 04 171123

37-vjeçari Djkovic, i cili u bë kështu fituesi më i vjetër i një medalje të artë olimpike në tenis.

Alcaraz duhet të pres tani edhe katër vit tjera që të rrëmbejë medaljen e artë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app