Legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona ka goditur fortë me deklarata bashkëkombësin e tij, mbrojtësin Patrice Evra.

Ish-kapiteni i Unitedit dhe Francës, Evra, u ndalua - pastaj u largua nga Olympique Marseille pasi kishte sulmuar me shqelm një nga tifozët e klubit të tij.


Incidenti i francezit kishte nxjerrë krahasime me akuzat se Evra bëri goditje “Kung- Fu” njësoj si Cantona në kohën sa ishte futbollistë i Djajve të Kuq.

Por, ish-sulmuesi francez ka theksuar se nuk është njësoj me Evran dhe se këto krahasime nuk qëndrojnë pasi për mbrojtësin nuk fol askush.

“Nuk mendoj se është situata shumë e ngjashme, ai goditi një përkrahës të ekipit të tij, ndërsa unë një huligan të ekipit të kundërt, por nuk ishte e njëjtë”, ka thënë fillimisht Cantona për FullTimeDevils.

cantona 1

“Unë kam qenë në Kinë kalova dy muaj e gjysmë atje duke luajtur në një film dhe në Kinë ata nuk flasin për Evran”.

evra 2

“Nëse ai do luante për Unitedin ndoshta, por jo tani që ai është në Francë”.

“E di për këtë sepse të gjithë më thonë: “e keni parë atë”, por unë nuk e kam parë atë dhe nuk më intereson”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app