Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjellë ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor.
Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë.
Nxënësja e shkollës fillore “Faik Konica” Yllza Mulliqi, ka thënë për KosovaPress, se nga pesha e rëndë e çantës, shoqërohet edhe me probleme të boshtit kurrizor.
“Mua më dhemb shpina prej çantës së rëndë për shkak se nuk kemi dollapë në klasën tonë dhe më pengon shumë”, tha ajo.
Ejona Krasniqi, nxënëse tjetër e kësaj shkollë, ka thënë se për arsye të çantës së rëndë, shpesh herë prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë ata për në shkollë.
“Mua më pengon çanta e rëndë…0:39 Dollapët nuk janë të rregulluar sa duhet, për shkak se prishen herë pas here dhe nuk mundemi t’i lëmë aty disa libra..0:52 Për arsye të tilla vinë edhe prindërit me marrin ndonjëherë, sepse është çanta rëndë dhe nuk mundem me mbajt herë pas here”, tha ajo.
Me çantën e stërngarkuar ka problem edhe nxënësja, Etna Spahiu. Ajo kërkon dollapë për gjithë nxënësit.
“Mua po më pengon çanta e rëndë dhe kisha dashtë që të na ofrojë dollapë për gjithë nxënësit”, tha ajo.
Onik Bajra, nxënës i të njëjtës shkollë, po ashtu është shprehur i shqetësuar për çantën e stërngarkuar.
“Jam në klasën e pestë dhe unë mendoj që çantat janë shumë të rënda dhe mund të na pengojnë në (dhembjen) e shpinës. Dollapët që i kemi të prishtë dhe nuk kemi shumë vend për t’i lënë çantat dhe gati çdoherë vjen prindi vetëm për arsye të çantës”, tha ai.
Liridon Shala, prind i një nxënësi nga kjo shkollë, ka thënë se fëmija duhet të ketë një inventarë, sepse kjo peshë e librave që bartin është e rëndë për moshën që kanë.
“Çantat janë të rënda për shkak se ministria ka paraparë kështu. Fëmija duhet të kenë edhe inventarë në shkollë, ku një pjesë të librave duhet t’i lënë aty për shkak se një çantë e tillë për moshën e fëmijës është e rëndë”, tha ai.
Po ashtu, edhe Irfan Ademi, prind i një nxënësi, është shprehur i shqetësuar. Ai madje ka thënë se kanë bërë ankesë në shkollë.
“Është pengesë…Edhe në vendet e tjera nuk e kanë këtë peshë të librave dhe fletoreve të nevojshme që janë për moshën e saj…4:09 Ankesa bëjmë edhe në mbledhje kur kemi zakonisht”, tha ai.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i shkollës fillore e mesme e ulët (SHFMU), “Faik Konica”, në Prishtinë, Blerim Dalipi, ka thënë që politikat arsimore në digjitalizimin e librave duhet të ndryshohen.
“Çantat e rënda normal që nuk është në favor të fëmijës..0:21 Kemi nxënës prej para fillores deri në klasën e nëntë, sa që ata nxënës janë të moshës re. Mirëpo në aspektin e bartjes së nxënësve, besoj që politikat arsimore duhet të ndryshohen, e sidomos në digjitalizimin e librave, besoj që do ishte lehtësim i madh për gjithë nxënësit, në këtë drejtim edhe për prindërit”, tha ai.
Sa i përket kërkesave për dollapë, ai ka thënë se shumë shpejtë do të vendosen dollapë në klasa.
“Kërkesat janë adresuar në drejtorinë komunale të Arsimit dhe përgjigjja prej tyre ka qenë pozitive, që shumë shpejtë do të bëhet edhe furnizimi me dollapë, të cilët do t’iu lehtësojnë vendosjen e librave. Mirëpo kjo mbetet edhe një politikë e brendshme e shkollës në këtë aspekt dhe e nxënësit, sa që librat të cilat nuk duhet të përdoren për një periudhë të caktuar kohore, mund edhe të lirohen nxënësit nga bartja (librave) me veti”, tha ai.
Çantat e ngarkuara me peshë të madhe me libra, nuk janë vetëm problem i nxënësve të Komunës së Prishtinës, por për të gjitha shkollat në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë