Site icon Telegrafi

Can Yaman do të kryejë shërbimin ushtarak

Mijëra qytetarë turk gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar në zyret e ushtrisë së këtij vendi.

Në mesin e tyre ishte edhe aktori shumë i pëlqyer, Can Yaman, i cili u paraqit për të kryer shërbimin ushtarak.

Aktori do të nis të kryej këtë detyrë në dhjetor të vitit 2019, i cili do të zgjas për rreth një vit të plotë, gjë që do ta bëjë të largohet për pak nga projektet filmike.

Artisti pritet që të vendoset në rrethinën e qytetit të Izmirit, ku do të jetë edhe këngëtari i njohur me nofkën, Edis.

Theksojmë se 29-vjeçari u bë i famshëm në saje të paraqitjes në serialin filmik, “Erkenci Kus”, ku luan edhe Demet Ozdemir.

Me këtë të fundit, ai thuhet se ka filluar një romancë të re, ku janë fotografuar nga paparacët duke u ledhatuar në një klub nate.

Lexo po ashtu E pranon prejardhjen shqiptare, Can Yaman: Jam nga Prishtina, gjyshen e kam nga Shkupi

Ndryshe, Yaman muaj më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare duke thënë se vjen nga Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version