Emre Can thotë se ai nuk do të komentojë për spekulimet rreth të ardhmes së tij.

Mesfushori i Liverpoolit ka aluduar në ato që i quan si tregime të pavërteta për një kontakt të tij me skuadra si Juventusi, Bayern Munichu dhe Manchester City.


GettyImages 912343124 Foto: Getty Images

"Unë sapo jam rikthyer nga angazhimi me kombëtaren me ekipin e Gjermanisë dhe po punoj për t'u rikthyer nga lëndimi".

"Por, po shoh tregime interesante për mua në gazeta".

"Unë nuk dua të komentoj për tregimet e pavërteta ose spekulimet. Unë do të punoj për t'u kthyer në fushë sa më shpejt", potencoi mesfushori.

Emre Can 1 Foto: Getty Images

Can ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Ligën premier, duke shënuar tri gola për ekipin e Jurgen Klopp.

Ai ishte liruar nga përfaqësuesja e Gjermanisë pas një problemi me shpinë në miqësoren ndaj Spanjës. /Telegrafi/

telegrafi sport app