LAJMI I FUNDIT:

Çaktivizohet “letër-bomba” në ambasadën amerikane në Madrid

Çaktivizohet “letër-bomba” në ambasadën amerikane në Madrid

Sot pasdite u raportuar për një “letër-bombë” në ambasadën amerikane në Madrid.

Autoritetet spanjolle tani kanë konfirmuar se ekspertët e asgjësimit të bombave kanë çaktivizuar “letër bombën” – pajisja e gjashtë e tillë që u dërgohet objektivave në Spanjë.

Një punëtor u plagos dje në ambasadën e Ukrainës në Madrid, kur ai kishte marrë një letër që përmbante një mjet të vogël shpërthyes, raporton skynews.


Që atëherë, letra të ngjashme i janë dërguar ministrisë së mbrojtjes, një baze të forcave ajrore dhe një prodhuesi armësh.

Një paketë iu dërgua gjithashtu kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez më 24 nëntor, megjithëse u çaktivizua nga ekipi i sigurisë.

Ministrja e mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, e cila po vizitonte sot qytetin port ukrainas të Odesës, tha se letrat bomba nuk do ta pengonin vendin e saj të mbështeste “kauzën e drejtë” të Ukrainës.

“Ajo që duhet të jetë shumë e qartë është se asnjë nga këto dërgesa apo ndonjë veprim tjetër i dhunshëm nuk do të ndryshojë angazhimin e qartë dhe të vendosur të Spanjës, vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Evropa
Kalo në kategori