LAJMI I FUNDIT:

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Eugen Cakolli, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të ofrojë informacion të detajuar për qytetarët për procesin e përmbylljes së procesit të numërimit të votave. 

Cakolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se qytetarët janë në pritje të një informacioni të qartë dhe të saktë në lidhje me afatet dhe përfundimin e këtij procesi.

Ai vuri në dukje se, edhe pse sot është e premte dhe KQZ-ja vazhdon të publikojë informacion për sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë – një informacion që tashmë është bërë i njohur për publikun.


Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës
Lexo po ashtu Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

“Sot është e premte, e KQZ-ja po tregon se sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë, pra para dy dite – informacion ky që tashmë publiku veçse e ka.

Numërimi edhe mund të jetë transparent, por në raport me publikun, KQZ-ja ka qenë aq sa jotransparente, aq edhe jo-llogaridhënëse.

Është domosdoshme që KQZ-ja t’i informojë qytetarët se pse nuk janë procesuar në ueb-faqe të gjitha rezultatet, e mbi të gjitha, të tregojë se kur do të përmbyllet numërimi i të gjitha votave (mbi 75 mijë të mbetura) me një tempo të tillë – të ngathët – të punës”, ka shkruar Cakolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Kronika e Zezë
Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Lajme
Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Politikë
PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Politikë
Kalo në kategori