Legjenda braziliane, Cafu ka mbështetur Neymarin që të kalojë Pelen gjatë viteve të ardhshme në rekordin e golave të shënuara për Brazilin.
Sulmuesi i Barcelonës tashmë ka 50 gola ndërkombëtare në emrin e tij, me vetëm Pelen, Ronaldon dhe Romarion që janë përpara tij në listën e golashënuesve të Brazilit.
Pele momentalisht prinë listën me 77 gola, por duket thuajse një formalitet që Neymar do të shënoj edhe 27 gola tjerë në vitet që do të vijnë për të vënë atë në nivel me ish-sulmuesin e Selecaos.
Me Neymarin që sapo ka mbushur 25 vjet muajin e kaluar, Cafu është i bindur se Brazili do të ketë një rekordmen golashënuesi të ri sa më shpejt.
“Të gjitha rekordet ekzistojnë vetëm për tu thyer. Sigurisht, Neymar është asaj udhe”, ka thënë fillimisht Cafu për FIFA.com, përcjell Telegrafi.
“Ai është i ri dhe ka kohën në anën e tij. Nëse ai vazhdon të luajë siç është tani, atëherë ka çdo mundësi që ai do të [arrij Pelen]”, përfundoi ish-mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/