LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Vitin e ardhshëm inflacioni pritet të jetë 2 deri 2.5 për qind

Bytyqi: Vitin e ardhshëm inflacioni pritet të jetë 2 deri 2.5 për qind

Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi beson se vendi do t’i kthehet normave normale të inflacionit në vitin e ardhshëm, pavarësisht se, siç thotë ai, do të jetë vit i rimëkëmbjes nga të gjitha hallet ekonomike që kanë ndodhur ose po ndodhin për katër vjet nga viti 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat e fundit tregojnë se tendenca e uljes së inflacionit nuk po na çon më atje ku ishim. Presim që viti i ardhshëm të jetë në nivelin 2 deri në 2.5 për qind të inflacionit dhe të njëjtën rritje vjetore të BPV-së”, tha Bytyqi duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari gjatë vizitës së sotme në Koçan.

Ai tha se edhe pse vitin e ardhshëm ka dy cikle zgjedhore, presidenciale dhe parlamentare, duhet të bëhet gjithçka që të mos ketë ndikim negativ në ekonomi.


“Mendoj se muajt që kemi në dispozicion duhet t’i shfrytëzojmë me shkathtësi që të mos kemi ndikim negativ në ekonomi dhe në këtë mënyrë ta kthejmë jetën reale të qytetarëve në ritmet reale të rritjes”, theksoi Bytyqi.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni total është tani njëshifror, pasi arriti në 19.8 për qind në tetor 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori