Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për numrin e studentëve të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.


Postimi i plotë: Prita sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedova për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik. Theksova se është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjen në këto kërkesa. Gjithashtu, theksova se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /Telegrafi/

66002251 909235549410009 3685411454153916416 o