LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi për deklaratat Zekirit: Qeveria sjell konkluzionet, por nuk tregon formën e zbatimit

Bytyqi për deklaratat Zekirit: Qeveria sjell konkluzionet, por nuk tregon formën e zbatimit

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi komentoi deklaratat e sotme të ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekirit.

Sipas Bytyqit, është e vërtetë se Qeveria ka sjellë konkluzion për realizimin e studim fizibilitetit për Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat, ndërsa Zekiri ka qenë një prej të përzgjedhurve për ndjekjen e situatës.

Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”
Lexo po ashtu Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Megjithatë Bytyqi shton se në konkluzion nuk përmendet procedura dhe modaliteti i implementimit.


“Është e vërtetë se ka pasur konkluzion në Qeveri që të kryhet studim fizibiliteti për Postën dhe Hekurudhat – Transport. Konkluzioni mbanë vetëm këtë. Ka qenë i propozuar si një prej personave të caktuar nga Qeveria për të ndjekur situatën në Postë dhe Hekurudhë. Ka qenë i propozuar prej meje dhe këtu mbaron çdo konkluzion i qeverisë dhe pastaj shkon zbatimi.

Zekiri pasi u dënua me burg: Unë vetëm kam zbatuar propozimin e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, do të ankohem
Lexo po ashtu Zekiri pasi u dënua me burg: Unë vetëm kam zbatuar propozimin e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, do të ankohem

Nuk shoh asgjë kontradiktore në deklaratën e sekretarit të mëparshëm të qeverisë. Ne në Qeveri asnjëherë nuk diskutohet një gjë e tillë. Ne zakonisht kemi shumë pika të tilla ka konkluzione të ndryshme, asnjëherë nuk flitet për modalitetet e implementimit për çfarëdo që të jetë konkluzioni”, deklaroi Bytyqi për “TV21”, duke na dërguar dokumentin e konkluzionit.

Përndryshe Muhamed Zekiri sot u dënua me me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori