Bytyqi: Nga Skenderaj fillon rruga drejt kreut të tabelës

“Një lojë e mirë dhe një fitore e merituar. Kjo fitore bëhet edhe me më shumë vlera nëse marrim pikë jashtë qysh nga kjo javë, pasi që vetëm pikët në Pejë nuk mjaftojmë. Duhet të mobilizohemi edhe jashtë, që ta nisim një seri drejt kreut të tabelës”, deklaroi Bytyqi për gazetaolle.
Sa i përket ndeshjes së fundjavës ndaj Drenicës, Bytyqi beson në fitore edhe për shkak të paraqitjeve tradicionalisht të mira që sipas tij Besa i ka bërë në Skenderaj.
“Luajmë në fushën e Drenicës, terren ku tradicionalisht Besa luan mirë dhe merr pikë. Nëse e shikojmë cilësinë, atëherë duhet t’i marrim tri pikë, por drenicakët e japin gjithmonë atomin e fundit në fushë dhe pikërisht nga kjo duhet të kemi kujdes”, shtoi ai.
Bytyqi ka qenë ndër pikat më të forta të Besës këtë edicion, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij.



















































