LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Kemi kërkuar nga të gjitha shkollat të jenë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Bytyqi: Kemi kërkuar nga të gjitha shkollat të jenë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Shyqri Bytyqi, ka vizituar sot shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet me rastin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka vizituar shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, ku nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre po bënin pastrimin e ambientit përreth shkollës, si pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:


“Vizitova sot shkollën “Faik Konica” në kryeqytet, ku nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre po bënin pastrimin e ambientit përreth shkollës, si pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ne kemi kërkuar nga të gjitha shkollat e Kosovës që të jenë pjesë e këtij aksioni të rëndësishëm për pastrimin e Kosovës dhe MAShT do të jetë në kontakt edhe me drejtoritë komunale të arsimit dhe do të kërkojë që gjatë kësaj periudhe, por edhe më vonë, përveç mbajtjes pastër të ambientit nëpër shkolla, mësimdhënësit të diskutojnë më shumë me nxënësit për ruajtjen e ambientit dhe rëndësinë e mbajtjes pastër të ambinetit, në mënyrë që të ngritet vetëdijësimi te të rinjtë tanë.

Besoj se të rinjtë tanë jo vetëm që do të jenë ruajtës të ambientit, por do të jenë edhe edukatorë për të tjerët për rëndësinë e mbajtjes pastër të ambientit”, ka shkruar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori