LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Huamarrja joinstitucionale e paralajmëruar do të rrisë borxhin publik në 66% të BPV-së

Bytyqi: Huamarrja joinstitucionale e paralajmëruar do të rrisë borxhin publik në 66% të BPV-së

“Strategjia e OBRM-PDUKM-së thotë se borxhi publik do të rritet mbi 60% të BPV-së. Është kontradiktore që kjo gjë nuk përmendet askund në programin e tyre Platforma 1198, por me huamarrjen e paralajmëruar prej një miliardë eurosh, borxhi publik do të jetë 66% e vlerës së BPV-së”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në “24 Analiza”.

Duke komentuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për huamarrjen e shtetit prej një miliard eurosh, Bytyqi theksoi se në opinion kemi ndryshim të retorikës, ajo që ishte e rëndësishme deri dje, tashmë po relativizohet sot.

“Papritmas thuhet se nuk ka rëndësi sa është përqindja e borxhit publik, deri dje ishte, nuk ka rëndësi mënyra e huamarrjes, deri dje ishte, nuk ka rëndësi se kush ju dha autoritetin për të negociuar një borxh prej një miliard euro, deri dje ishte, tani nuk është e rëndësishme, është e rëndësishme të arrijmë një miliard euro”, tha Bytyqi dhe shtoi se është një negociatë jashtëinstitucionale për të cilën Mickoski nuk është autorizuar nga askush për ta bërë këtë.


Fillimisht, theksoi ai, duhet të formohet qeveria, të kyçen në institucione, më pas të bëhen negociatat për borxhin në mënyrë institucionale dhe më pas të publikohet gjendja e borxhit.

Ai shtoi se është një negociatë jolegjitime në mënyrë private për borxhin e shtetit.

Bytyqi theksoi se huamarrja në këtë mënyrë dërgon mesazh se qeveria e ardhshme dëshiron të heqë dorë nga 840 milionë euro nga Komisioni Evropian, të dedikuara për Maqedoninë përmes Planit të BE-së për rritje ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori